“Haxhi..!”

Sa bukur, kur e thërrasim dikë: “Haxhi…”! Dashje pa dashje, na përfshin në botën e bardhë të besimit, paqes e dorëzimit tonë para duarve të Krijuesit Mëshirëplotë, që edhe Haxhin e bëri një stacion të rëndësishëm që përkthen më së miri Dashninë e Tij për ne!

Ditë pas dite, teksa afrohemi me momentin e madh të kalimit drejt së përtejmes, impulset e shumta që na kujtojnë se kush jemi dhe çfarë misioni kemi në jetë, na forcojnë edhe më shumë në rrugëtimin tonë drejt përhapjes së Mëshirës, me dinjitet e krenari!

Asgjë dhe askush s’e frenon dot përhapjen e paqtë të vlerave dhe të vërtetave të Islamit, që me bardhësinë e tij, mbulon përherë e më shumë botën tonë me balsamin shërues të lëngatave… Është alternativë garante, për të cilën është betuar Vetë Zoti në Librin e Tij: “Thuaj: Erdhi e vërteta..!”

Imam Muhamed B. Sytari 
Shkodër, më 24 shtator 2017