Mbështetur mbi prag malli… (1)

Nuk ka përshkrim ajo ndjesi që të rrethon, kur duke ecur mbi kalldrëmet e Medines, drejtohesh nga Xhamia e Ma të Mirit…

E ndjen mirë, se aty ka shkelur vetë Resulull-llahu (a.s), toka ka përthithur në thellësitë e saj përshpirtjen e prezencës së tij, ajri përreth përhap kudo parfumin e amberit të tij, pamja përballë teje, vetëm se e plotëson tabllonë e mallit dhe përfshirjes në këtë botë Udhëzimi. (Aty para saj, kupton sesa e pavlerë është kjo botë me krejt pasuritë e saj, nëse nukmtë afron nga dashnia e tij dhe Drita e këtij Udhëzimi xhennetesh..!)

Ndërsa ti, rrethuar nga krejt kjo mirësi e bekim, mundohesh të shijosh çdo detaj, zhytur në meditim, salavate e prehje në krahët e Tokës se Resulit…

Muhamed B. Sytari 
Shkodër, 20 dhjetor 2017