Zombi..!

“Nën dritën e fjalimit tuej të 6 shkurtit, ju premtojmë se do të përqafojmë dhe do t’i vemë në jetë mësimet e partisë për zhdukjen e të gjitha mbeturinave, do të djegim me zjarr çfaqjet e hueja që pengojnë ecjen tonë përpara dhe do të kalitemi me moralin komunist.

Pak ditë ma parë ne vendosëm njëzani t’i kthejmë dy xhamijat e lagjes nga institucione të errësinës dhe vatra të propagandës së çfrenueme kundër interesave të popullit në qendra për edukimin dhe argëtimin e brezit të ri…

Tue kuptue damin që i sjellin familjes dhe shoqnisë zakonet prapanike dhe bindjet fetare, ne zotohemi:

1) Do të punojmë me të gjitha forcat si aktivistë të organizatës së frontit për të dërmue çdo gja që pengon, sado pak, ecjen tonë në rrugën e caktueme nga partia jonë e lavdishme.

2) Do të heqim të gjitha ceremonitë e festat fetare që kanë xanë vend deri tashti.

3) Nuk do të presim njeri për festat fetare. …”

– [Letër e hapur e popullit të bllokut nr. 1-2 të lagjes “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, me titull: “Do të heqim të gjitha ceremonitë e festat fetare”, në gazetën “Zëri i popullit”, v. 26, nr. 73 (5798), e dielë, 26 mars 1967, fq. 3. (Letra mban datën 19 mars 1967)].

Shkodër, më 6 shkurt 2018