Hana e horizonteve të mia…

Thonë, se sonte shfaqet Hana e madhe blu me nuanca të kuqe, në një shfaqje të pashembullt, mbi gjithësi…

Unë mendoj për ty dhe, nuk di s’i t’ua them, se Hana e horizonteve të mia, me madhështinë e saj dhe bukurinë e nuancave të krejt ngjyrave të botës përzier së bashku, pushon mbi hapësirën e Kupolës së Gjelbërt…

Aty shfaqet çdo natë për lutjet e zemrës sime, që në heshtjen e hapave, rendet pa fjalë, rrugëve plot dritë salavati…

Hana e horizonteve të mia.., Hana e heshtur e lutjeve, mbështetur mbi prag kujtimesh, që tokën dhe qiellin bashkojnë në çast, sa herë përmendet emri yt plot Dritë…

Sonte, ata janë rreshtuar me sytë nga qielli. Presin një shfaqje, një shkrepje, një shenjë, një kujtim, një çast… Unë, me sytë e mbyllur, përhumbem në shfaqjen tënde, që kurrë s’perëndon nga kibla e zemrës, o Hanë e horizonteve të jetës sime..!

Muhamed B. Sytari
Shkodër, 31 janar 2018