
Portë që nuk mbyllet, në pritje të bijve të shpërndarë anëmbanë rruzullit tokësor… Portë që hapet, si drita e diellit në agim të ditës së re… Errësira po bie, koha e agimit po afron, për të dëbuar hijet e rreme të idhujtarisë me etiketë…
Koha ecën, bota ndryshon me vetë njeriun, vetëm ky prag s’e ndryshon kurrë busullën e udhëzimit..! Ngelet cak shpirti e taban zemre, teksa në mjegullnaja të trazuara nga duar pa fytyrë dhe fytyra pa shpirt, pret me durim të pashoq bijtë e besës, që kurrë s’shuhen…
Portë e bekuar, që të hapet pa mund, për të mos e harruar asnjëherë dëshminë e dorëzimit..!
Portë bekimi për njerëzinë..!
(Medineja e Ndriçuar, 14 shkurt 2018)