Pesë vjet pa Hoxhën e zemrës..!

“Thotë All-llahu (xh.sh): “Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët!” – (Fatir: 28).

Thotë Profeti (a.s): “Dijetarët janë trashëgimtarët e Profetërve!” – (Ahmedi e shumë të tjerë nga Ebu Derdai).

Me të vërtetë se të folurit për një dijetar nga dijetarët e ymmetit është shpalosje e një faqeje të ndritshme e të shkëlqyeshme nga faqet e dijes, besimit dhe punës së mirë, pasi e vërteta nuk mund të dalë në shesh vetëm se nëpërmjet përfaqësuesve të saj.

Dhe kur flas për Hoxhën e nderuar dhe dijetarin punëtor, vëllanë tim Hirësinë e Tij, Vehbi Sulejman Gavoçi, i cili e mori diturinë fetare nga shkollat e saj më të mëdha në botë, Ez’heri Sherif, them se ky dijetar edukator është argument në dije e njohuri si dhe shembull në misionin islam dhe në mirësjellje.

Hirësia e Tij Shejkh Gavoçi, është prej burrave të shkollës së reformës konform besimit të Ehli Synneti vel-Xhemaas, prej të parëve tanë të ndershëm, e mbron të vërtetën, punon për t’u realizuar e vërteta, punon në rrugën e vërtetë dhe shpreson tek shpërblimi i All-llahut, Të Vërtetit.

Prej virtyteve të Hirësisë së Tij, Shejkh Vehbi Gavoçit është edhe largimi nga fanatizmi, pasi ai ka jetuar në shoqëri të ndryshme islame në shumë prej vendeve, në të cilat ka punuar në mësimin e fesë dhe Thirrjen Islame.” – Shejkh Ahmed Keftaro