Besimi, që asnjëherë s’e zhgënjeu njeriun!

Të xhumanë, muslimanët e mbarë botës përkujtuan Natën e Madhe të pastrimit të zemrave nga format e idhujtarisë, nga urrejtja e zilia, nga e keqja!

Një ditë më pas, 20 prilli, na solli në vëmendje përkujtimin e lindjes së begatë të Hz. Muhammedit (a.s.), të dërguarit mëshirë për gjithësinë!

Edhe më pak se dy javë presim Hanën e re të Ramazanit, ardhtë me bardhësi e bekim!

Sot, bota e krishterë feston njërën prej dy festave të saj më të mëdha, Pashkët.

Si të thuash, muslimanë e të krishterë, në këto ditë jemi më të angazhuar se kurrë për t’u kthyer nga besimi dhe vlerat e tij, duke e ba lanet shejtanin me vepra e sjellje, me përkushtim e dashuri për Fjalën e Zotit dhe udhëzimin e Tij.

Në qorrsokakun ku ka hyrë shoqëria e jonë dhe mbarë njerëzimi, vetëm të kthyerit me zemër e përkushtim nga Zoti është alternativa që asnjëherë s’e ka zhgënjyer njeriun në rrugëtimet e tij për t’u dëshmuar si mëkëmbës i Zotit në këtë jetë!

Imam Muhamed B. Sytari

Myfti i Zonës Shkodër

Shkodër, 21 prill 2019