Heshtja e njerëzve ndaj gabimit..!

✅ “Krejt njerëzit e kanë për detyrë ta dënojnë veprimin e të këqijave, të mos heshtin! Sepse, sikur secili prej nesh të dëgjojë a të shohë një vepër të keqe dhe ta dënojë atë, ne do të ishim në një gjendje, ndryshe nga kjo gjendje!

Prandaj, o njerëz, krejt ju njerëz, dënojeni veprën e njërit që ka dalë nga rruga e Allahut të Madhëruar!

Sepse, kush e ndihmon njeriun të guxojë të dalë mbi të vërtetën (a kundër saj)? Kush e ndihmon zullumqarin të bëjë padrejtësi? Kush e ndihmon kriminelin të bëjë edhe një krim të dytë? Heshtja e njerëzve përballë tij!

Asgjë nuk ndihmon në zmadhimin e gabimit, si heshtja e njerëzve ndaj gabimit..!”

📚 Dr. Muhammed Ratib En-Nabulsi, Tefsirun-Nabulsi, botimi i parë, Aman, 2016, vëllimi i 3-të, f. 61.

📗 Nga ajeti 32 i sures El-Maide: “… kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që ai të jetë gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit…”.

✏ Përshtati në shqip nga arabishtja:

Muhamed Bardhyl Sytari

📌 Shkodër, 10 dhjetor 2020