Shpesh mendoj se cili është shkaku i këtij realiteti të ngatërruar e të të dhimbshëm, në të cilin jeton si në një labirinth pa krye shoqëria shqiptare?
Luftë sistematike kundër identitetit islam, pastërtisë së vlerave, madhështisë së trashëgimisë dhe moralit të pashembullt në marrëdhëniet familjare e sociale, por jo vetëm kaq!?
Përgjigje ka shumë. Mendime ka shumë. Përpjekje për të ndryshuar ka shumë. Lëvizje në drejtimin e duhur ka shumë. Lëvizje me energji të humbura ka shumë. Energji për inat të tjetrit ka shumë. Karshillëk për ego të sëmura provincialësh të rritur në oborre të pamerituara, poashtu ka shumë. Përpjekje për të ndalur llumin dhe përbaltjen, përherë e më shumë në rritje, ka shumë. Përpjekje për ta bërë të zezën të bardhë ka shumë. Përpjekje për ta prezantuar çakallin luan ka shumë. Pengesa në rrugën e ndryshimit ka shumë. Mllefe historike ndaj Udhëzimit dhe Pastërtisë në këtë vend ka shumë. Zhytje në injorancë të orkestruar kolektive ka shumë. Diktaturë për të mbrojtur të keqen ka shumë. Fashizëm për të ndaluar rimëkëmbjen e vlerave ka shumë. Shumë ka, ka shumë..!
Por, ajo që kam dëshirë të ndaj sot me ju është një prag-limit i urtë në mendimin elitar të dijetarit dhe burrit të urtë të shekullit, Shejkh Ahmed Keftaro, i cili thotë kështu: “Sa herë të shohësh një njeri që kundërshton All-llahun e Madhëruar, dije se, dikush e ka ditur të vërtetën dhe ka neglizhuar të thërrasë drejt saj! Kur të shohësh një të shthurrur, kërkoji falje All-llahut; ndoshta, gjynahu i tij është i lidhur me neglizhencën tënde!”
Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 26 shtator 2016