Sekretin e vetëm që s’e njeh askush tjetër, veç teje…

Kisha kohë pa lexuar në enciklopedinë e urtësisë së Dr. Ratib Nabulsit. Përherë të befason me fjalën e goditur, idenë e hollë, largpamësinë e interpretimit, por jo vetëm…

Sot, dua të ndaj me ju sa vijon: “Për disa, ti je i përkushtuar… Disa të shohin si kriminel… Dikush të sheh si të paedukatë… Disa.., disa…

Por, ti e njeh veten më mirë se kushdo tjetër! Sekretin e vetëm që s’e njeh askush tjetër, veç teje, është marrëdhënia jote me Zotin tënd!

Prandaj, mos u tundo nga ata që të lavdërojnë, as mos u trazo nga ata që të nënçmojnë!

I Madhëruari thotë: “Njeriu është dëshmitar i vetvetes!” – (Kur’ani, El-Kijame: 14)”

 

Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 2 tetor 2016