“Për sa të varfër do ta pyesë All-llahu, Harunin e poshtër?!”

Sot, lexova një fragment interesant nga jeta e kalifit abasit, Harun Er-Reshid. Një moment reflektimi për çdo njeri që mban mbi supe përgjegjësinë e drejtimit të masave dhe administrimit të pasurive të vendit, por jo vetëm…

“Një plakë iu ankua kalifit Harun Er-Reshid për varfërinë e saj… Nga zemërimi i thellë, se një i varfër po ankohej për gjendjen e mjerë, kalifi i ra karriges së tij me tërë fuqinë, sa gjakosi dorën.

Pastaj bërtiti: Për sa të varfër do ta pyesë All-llahu, Harunin e poshtër?!”

Për këtë, mos u habisni, kur nga altoparlantët e laicizmit ekstrem dhe afetarizmit radikal, buçasin çdo ditë thirrje frikësuese dhe alarmuese në adresë të atyre që përdorin fjalët: “Zot”, “moral”, “ndershmëri”, “përgjegjësi” e të ngjashme në fjalimet e tyre para masave votuese…

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 8 dhjetor 2016