Një bashkësi, që akoma përpëlitet në djepin e fetvave të ngurta të realiteteve e konteksteve, jo detyrimisht në përputhshmëri me të sotmen tonë, dhe që nuk prodhon dot lëndë edukuese dhe rezistente përballë sfidave të kohës, është e padenjë të quhet ELITË!
Nga ana tjetër, një bashkësi, një pjesë e konsiderueshme e prijësve të së cilës, presin ngjarjet dhe datat e shënuara për të mbjellur fodullëk, përçarje, mosrespekt e nënvleftësim ndaj emblemave të veta, gjithashtu është e padenjë të quhet ELITË!
Gjithashtu, një bashkësi universale vlerash, traditash shumë shekullore dhe trashëgimie qytetëruese bazuar mbi themelet e dijes, mëshirës, dashurisë, drejtësisë dhe tolerancës, është e pamundur të mos jetë një alternativë e neglizhueshme në mesin e alternativave shëruese, që i sjellin botës sot, paqen, sigurinë dhe dinjitetin e nëpërkëmbur human!
Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 9 dhjetor 2016