Vëllezërit e Jusufit (a.s)… -7-

Është interesant fakti që sjell Imam Tabariu në tefsirin e tij të sures “Jusuf”, kur e porosit të birin, Jusufin, që mos t’ia tregojë ëndrrën vëllezërve të tij, “ngase kishte parë me kohë, shenjat e smirës dhe zilisë së tyre ndaj Jusufit”.

Madje, duke iu referuar mendimeve të gjuhëtarëve të Basras, ai kishte nuhatur idenë e “komplotit të tyre kundër vëllaut të tyre”.

U ndala pak dhe mendova. Subhanallah, është mësim i madh për njerëzinë fakti se, edhe të dërguarit e Zotit janë sprovuar me familjarët e tyre; dikush me gruan, si rasti i Lutit (a.s) me popullin e tij të shthurrur, dikush me djalin, si rasti i Nuhut (a.s), dikush me vëllezërit, si rasti i Jusufit (a.s) etj.

Prandaj, teksa lexojmë me meditim suren e Hz. Jusufit (a.s), nuk ka sesi të mos i kthehemi llogarive të përditshme në jetën tonë, për të mos u befasuar kur sprovohemi në jetë nga pabesia dhe fanatizmi i verbër e vrastar, që mban peng jo vetëm të zotët, por shpesh edhe përtej vogëlsisë së tyre… 🙂

1.5.2017