
Është e paimagjimueshme se çfarë bën zilia dhe smira me njeriun e ngratë?! Sikur të ishte vetëm errësimi i arsyes dhe devijimi nga logjikimi i ftohtë, do i mjaftonte mjerim e meskinitet për tërë jetën!
Kështu, ata, duke e parë veten si një “usbeh”, dmth, klan a grup që nuk mund të anashkalohen, vunë në peshore egon e tyre me vëllanë e shtrenjtë, Jusufin (a.s), të cilin vendosën ta eliminonin, për të ruajtur një pozitë iluzive në mendjet e tyre të trazuara nga mungesa e qetësisë dhe kuptimit të kadereve!
Jeta e njeriut është e mbushur me shembuj, kur zilia e smira kanë prishur familje, shoqëri, bashkësi e lidhje vlerash!
Thonë se zilia e grryen të zotin, duke “ia shkurtuar ditët”, duke i prishur çdo ekuilibër në jetë, duke e poshtëruar, siç u poshtëruan moralisht vëllezërit e Jusufit (a.s), përtej fundit plot fisnikëri të këtij rrëfimi të jashtëzakonshëm… 🙂
30.4.2017