Vëllezërit e Jusufit (a.s)… -5-

Në tefsirin e tij të sures “Jusuf”, Imam Kurtubiu i qaset një fakti shumë interesant, thotë: “Dijetarët janë në dilemë se përse kjo sure është quajtur si “ahsenul-kasas”, dmth: “rrëfenjat më të bukura”, në mesin e tregimeve të tjera? Kanë thënë: Sepse nuk ka tregim në Kur’an që përmban më shumë mësime dhe urtësi, sa kjo ndodhi…”

Por, Imami sjell edhe një mendim tjetër, që thotë se: “Është quajtur kështu nga bukuria e faljes së Jusufit (a.s) ndaj vëllezërve të tij, durimi i tij ndaj të keqes së tyre, bujaria e tij në falje ndaj tyre…” Etj.

Përtej kësaj dhe asaj, si dhe krejt mendimeve të tjera rreth kësaj ngjarjeje të pashembullt, vëllezërit e Jusufit (a.s) mbeten një shembull i dëshpëruar njerëzish pa vlerë, që përtej mirësive me të cilat qenë rrethuar, zgjodhën thirrjen e nefsit dhe mohimin e lidhjeve me vëllanë e tyre.

Por, asnjëherë nuk llogaritën se, komplotet që në zanafillë kanë cytjen e shejtanit, nuk kanë, (as mund të kenë) asnjëherë bekimin e Zotit… 🙂

29.4.2017