
Në tefsirin e tij të sures “Jusuf”, Imam Ibn Ashuri, thekson se ndër qëllimet e kësaj sureje është edhe vënia në dukje e mundësisë së depërtimit të smirës dhe zilisë edhe në mesin e të afërmve, si dhe lehtësimi i të dërguarit (a.s) nëpërmjet rrëfimit të së keqes që pësuan Jakubi (a.s) dhe Jusufi (a.s) nga familjarët e tyre, ndërkohë që Resulull-llahu (a.s) pësoi nga familjarë të tij, shumë më shumë se ç’pësoi nga femohuesit kurejshitë…
Ndonëse ndodhia e pabesisë së vëllezërve të Jusufit (a.s) ka ndodhur diku në vitet 1740 para Isait (a.s), Kur’ani e përjetësoi, duke e rrëfyer për herë të parë në historinë e njerëzimit.
Vëllezërit e Jusufit (a.s) u bënë simbol i dobësisë dhe i humbjes së ekuilibrave në jetë, deri në atë pikë sa u mblodhën së bashku dhe pa asnjë hezitim morën vendimin e turpshëm kundër vëllaut të tyre.
Kur’ani na e kujton herë pas here këtë ndodhi, për të forcuar karakterin tonë dhe për t’i dhënë shkëlqimin e duhur tipareve të personalitetit të muslimanit besimtar e praktikant në jetë… 🙂
28.4.2017