Vëllezërit e Jusufit (a.s)… -8-

Në tefsirin e Imam Ibn Kethirit, por jo vetëm, thuhet se Hz. Jusufi (a.s), kishte vetëm një vëlla nga nëna, Bemjaminin, ndërsa me dhjetë vëllezërit e tjerë kishte lidhje vetëm nga i ati, Hz. Jakubi, i biri i Hz. Is’hakut, i biri i Hz. Ibrahimit (a.s).

Dashnia që kishte i ati për këta të dy, u bë shkak i një xhelozie dhe smire të pashembullt, nga e cila, All-llahu do që të marrim mësim.

Por, gjatë leximit të historisë së vëllezërve të Jusufit (a.s), dalim detaje me shumë vlerë për leximin e drejtë të krejt ngjarjes.

“Njëri prej tyre tha: Mos e vrisni Jusufin…”, (ajeti 10). Robeli, a Jehudha, a Shimoni, sipas transmetimeve të ndryshme. Njëri prej vëllezërve, duke i thirrur mendjes, frenoi vëllezërit e tjerë nga veprimi tragjik!?

Sepse, kur All-llahu i Madhëruar ka planifikuar diçka, nuk ka forcë në botë, sado e madhe që të jetë a të duket, që ta frenojë atë!

Ibn Jesari thoshte: “Ata u bashkuan në një ndërmarrje të madhe në mosrespektimin e familjes, mosrespektimin e babait, mungesën e dhembshurisë ndaj më të voglit të pafaj dhe ndaj më të madhit të moshuar…”

Kështu, leximi i kësaj ndodhie i bën mirë krejtve, sidomos prindërve të rinj në moshë… 🙂