
Hafiz Ali Korça rahmet pastë, botoi në vitin 1923 veprën e tij: “Jusufi me Zelihanë”, ku përshkroi në vargje edhe ngjarjen e vëllezërve të Jusufit (a.s).
Në përshtatjen e tij të mrekullueshme të këtij rrëfimi kur’anor, shkruan:
Jakubit Zot i vërtetë
Djem i fali dymbëdhjetë.
Jusufnë pat më të mbarë
Dhe prej gjirit s’e pat ndarë.
I tha t’et një ditë djali:
“N’ëndër hipa majë mali
Rreth e qark drurët mbuluar
Buçet mburim i kulluar
Zbritën yje njëmbëdhjetë
Djelli, hëna tatëpjetë,
Të trembëdhjetë m’u falën
As më thua ç’do më dalën?”
“Bir njeriu të mos i-a thuash!
Ëndrën, po të më duash,
T’yt vëllezër po t’a dinë
Do pësosh prej syresh tinë.
Në zemër peng u ka mbetur
Nga nakari janë tretur”.
…
Dhe, ka një përshkrim të bukur për vëllezërit e Jusufit (a.s), kur erdhën para të atit:
Në mëngjes me të gdhirë
U ngritnë me një dëshirë.
Ujqët u benë si shqera
Kur i hynë t’et nga dera.
Ndenjë në gjunjë dhe zunë
Dhelpërisht të bëjnë punë.
…
Rahmet pastë i madhi Hafiz Ali Korça… 🙂
3.5.2017