Vëllezërit e Jusufit (a.s)… -10-

“Shumica e banorëve të Mekës ishin të afërm të Resulull-llahut (a.s) dhe e mohonin dërgesën e tij profetike, duke i shfaqur një armiqësi të madhe, për shkak të zilisë.

Prandaj, All-llahu i Madhëruar e tregoi këtë ngjarje dhe sqaroi se vëllezërit e Jusufit e tepruan në dëmin e tyre ndaj tij, për shkak të zilisë!

Prandaj, nëse i mençuri do ta dëgjojë këtë soj ndodhie, ajo do të shërbejë si ndalesë për të mos u drejtuar nga zilia!”, – thotë ndër të tjera Imam Razi në tefsirin e tij enciklopedik, teksa ndalet në detaje të shumta rreth kësaj teme!

Pra, përpjekja për t’u ruajtur nga zilia në jetë, pa marrë parasysh shkakun e zilisë, është një sakrificë në rrugëtimet e paqta që njeriu ndërmerr për t’u afruar me All-llahun e Madhëruar… 🙂

4.5.2017