Prioritete në kufijtë e sfidës…

Ndërtimi i xhamive të reja, pajisur me imamë të aftë, intelektualë, njerëz të urtë e të disiplinuar me frymën e bashkësisë, mbetet një prioritet në kufijtë e sfidës për bashkësinë e muslimanëve shqiptarë!

Përballë shfaqjeve perverse të realiteteve të sotme të imponuara nga politika të gabuara që e kanë mjeruar vendin në shumë drejtime, sfidat e xhamisë dhe imamëve vizionarë, thellësisht të aftë e të zotë në fushat e Thirrjes Islame, sa vijnë e shtohen.

Në këtë kontekst, është mëse e domosdoshme të rishikohen shumë marrëdhënie brenda familjes së bashkësisë sonë fetare dhe jashtë saj, për të konsoliduar ekuilibrin e raporteve të edukimit fetar të shqiptarit me rrugëtimet kuturu, që imponon koha e politikave pa ekuilibër dhe bosht moral!

Prandaj, sa më i aftë në kuptimin e boshtit të interesit komunitar dhe sa më konseguent në raport me zhvillimet e ymetit islam dhe rizgjimin e tij që të jetë bashkësia e jonë fetare, aq më e shpejtë do të jetë dhe forca e reflektimit dhe reagimit logjik e dinjitar!

Për të gjithë këtë, nevojitet rivlerësimi i të gjitha njësive matëse dhe saktësimi i nivelimit të tyre, shoqëruar me vullnetin e pathyeshëm të elitave largpamëse, për të shëruar pasojat e 27 viteve kiamet, duke pasur në qendër të vëmendjes thelbin e fjalës së Lajmëtarit të All-llahut: “Kur çështja t’i lihet në dorë jofamiljarëve të saj, (pra, personave të gabuar në vendet gabuara), atëherë prisni kiametin!”…

(vijon, inshallah)

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, 7 nëntor 2017