Elhamdulilah…

Asnjëherë nuk duhen harruar mirësitë e All-llahut në jetë, ato që na e zbukurojnë ditën dhe natën, që na rregullojnë humorin e na mbushin me shpresë e frymë.

Herë pas here, njeriu duhet të kthehet pas në memorien e tij, të nxjerrë prej saj thesaret e këtyre bekimeve hyjnore, të marrë frymë thellë dhe të thojë pa ndrojtje: Elhamdulilah! Në fund të fundit, krejt çfarë kemi, bekim e mirësi prej Tij e kemi!

Feja dhe udhëzimi në jetë janë bekim! Mendja, logjika, urtia dhe reflektimi pas gabimit, janë bekim! Shëndeti dhe gjallëria, janë bekim! Shoqëria e mirë, ku edhe mund të mendosh të mbështetesh ndonjëherë në jetë, është bekim! Virtytet, janë bekim! Përkujtimi i mirësive me të cilat është rrethuar qenia jote në jetë, është bekim! Mendimi i mirë për tjetrin, është bekim! Çlirimi nga smira dhe komplekset në jetë, është bekim!

Hz. Omeri u lut një ditë: “All-llahumme, më bëj prej të paktëve!” E pyetën: Kush janë të paktët? Tha: [Ata, për të cilët bën fjalë ajeti kur’anor: “Të pakët janë robët e Mi falënderues!”]

Falënderimi dhe mirënjohja ndaj Zotit, është në vetvete bekim mbi bekime! Elhamdulilah!

Muhamed B. Sytari
Shkodër, 2 mars 2018