A mund ta jetosh përkushtimin e vendeve të shenjta në vendin tënd? Nëse po, i ke bërë shërbimin më të madh atdheut tënd, shoqërisë dhe familjes!
Qaben, Krijuesi yt e vendosi për ty, për mua, për ne, si pikë referimi, si busull zemrash e udhëzim garant, pas çdo hutimi!
A nuk të mjafton argument se, je ti ai që i jep shenjtëri vendit, nëpërmjet përkushtimit tënd dhe angazhimit për të qenë Rob i All-llahut, i dashur i Tij, i afërt me Të, në kërkim të pëlqimit të Tij!
Forcoje zemrën, thuaj: “Ja All-llah” dhe jetoje jetën e përkohëshme të kësaj bote i lidhur pas Tij, jo pas frikërave që nxisin shejtanët dhe taborrat e tyre!
All-llahu ekber, mos e harro!
Muhamed B. Sytari
Shkodër, 7 prill 2018