Pambarimisht, salavât…

Troket në dyert e heshtjes së kësaj stine një i dashur i shumëpritur. Lajmëtar i mallit të zemrës, që me fijet e padukshme të dashnisë, lidh të tashmen, me derën e madhe të Paqes, prej ku, krye ulur hedh hapat drejt dritares së Selamit…

Ça t’i them? Si t’i jap selam i veshur me rrobat e hutimit e të harresës? Si ta ndjej në mall e ta kërkoj në salavate? Si të mallëngjehem për emrin dhe fjalën e tij? Si të hedh hapat deri tek altari i dashnisë..? E, si të mos e kërkoj e të rend drejt Derës së tij, kur ai është vetë caku i shpresës e lajmërimi i përbotshëm i mëshirës për gjithësinë..?

Me falje, i përulur para Zotit, thyej heshtjen e mendimeve dhe bashkë me shushuritjen përreth nis të çoj salavate zemre… Pambarimisht, salavât…

Shkodër, 30 nëntor 2018