Jardines de Murillo, gjurmëve të një qytetërimi që nuk perëndon…

Në lulishten e madhe, Jardines de Murillo, kanë mbetur akoma 5% e mureve të vjetra të traditës islame. Janë ruajtur e meremetuar me fanatizëm të madh, në shërbim të historisë, qytetërimit, të sotmes e mesazheve që i nevojiten njerëzimit për të kuptuar se vlerat reale nuk digjen, as dhunohen, nuk fshihen, as nuk përjashtohen nga jeta!

Përkundrazi, ato trashëgohen, shfaqen para botës dhe kthehen në kredo identitare..! Kështu paska ndodhur edhe me mrekullitë e qytetërimit islam në Andaluzi!

Me një urdhëresë përtej djallëzores, jashtë çdo logjike normale dhe ekuilibri mendor, muslimanët u vranë, u masakruan, u torturuan, u prenë në besë dhe u terrorizuan deri në shfarosje në një ndër momentet më ekstreme të devijimit dhe urrejtjes kundër muslimanëve !

Megjithatë, fatmirësisht, njeriu i egër dhe i zhveshur nga mëshira, humanizmi, toleranca, arsyeja e shëndoshë, logjika e ftohtë, mirësia e vlerat që ndërtohen mbi bazat e një besimi të shëndoshë nuk arriti të fshinte nga faqja e dheut gjurmët madhështore të qytetërimit të pashoq islam në këto nahi! Ishin dhe mbetën mënyrë identifikimi për këtë pjesë të kontinentit tonë!

Sot, njeriu në kërkim të një alternative shëruese për qetësinë e tij shpirtërore dhe ekuilibrit të qëndrueshëm, sidomos në Evropë, ka një arsye më shumë për të kthyer zemrën dhe mendjen nga kibla e të parëve të tij; të kënaqet e të mburret në vetvete me këto margaritarë të shekujve të shkuar, që mbarë botës i mësuan abc-në e të jetuarit në paqe me Zotin, veten, natyrën dhe njeriun!

Sevilja, 2 nëntor 2018