Mbështetur mbi petalet e jaseminës së zemrës..!

Zemra, para përmendjes së emrit Tënd, mban ritmin, hesht, mbushet me frymë, mbështetur mbi petalet e jaseminës damaskene të çon salavat pa prâ..!

Aty mbështetet, asgjë e kësaj bote më s’i hyn në sy, është dorëzuar te pragu i aromës së asaj luleje shekullore, që mbledh kujtime e shpërndan shpresë.., pas Teje është lidhur, për të mos u zgjidhur më, kurrë..!

Bota sillet në orbita zemrash e, përmes kiblesh.., në pafundësinë e kibleve të zemrave të krejt botës, shndrit, si petalet e lules së zemrës, një emër; AI, që zemrës time i është kible.., mbështetur mbi petalet e jaseminës së kujtimeve-zemër..!

Muhamed B. Sytari
Shkodër, 19 dhjetor 2018