Qyteti i dashnisë!

Medina e Resulull-llahut (a.s.), me prekjet e saj të padukshme, me historinë shekullore të bujarisë, mikpritjes, solidaritetit e mbështetjes së dhënë Resulull-llahut (a.s.) dhe muhaxhirëve mekas, mbetet dëshmi e pashuar e një bekimi të madh, që natyrshëm rrezaton pa ia nda mirësi e shpresë për botën, për njeriun dhe jetën e tij!

Dashnia e Medinës, mbetet përherë një prag i mrekullueshëm, ku ia vlen të mbështetësh kokën, për të kuptuar se thirrja e zotërisë së bijve të Ademit pushon mbi dashninë dhe mëshirën, si garancia më e sigurtë e përhapjes së saj deri aty ku ka mbërritur nata dhe dita!