
Kujtoj një rast, po rrija me një mikun tim, kur papritur, ai shkaktoi një ndeshje me makinën e tij. Duke e kthyer makinën nga pas, gabimisht u ndesh me një makinë tjetër, të cilës i shkaktoi disa dëme të vogla, i theu një pasqyrë, por jo vetëm…
I zoti i makinës së dëmtuar zbriti menjëherë nga mjeti i tij, i hodhi një sy dëmeve të shkaktuara, pastaj u afrua tek miku im dhe i tha: “Të qoftë hallall, shko në punën tënde!”
Realisht nuk e kuptova se çfarë ndodhi, por vura re se mikut tim i dolën ca pika loti… I thashë: Me siguri duhet të jetë në gjendje të mirë ekonomike zotëria, t’i kurseu ca mijëra lira!
Ma ktheu: Jo, nuk është pikërisht kështu! Para dy vitesh, po udhëtoja në një vend, këtu afër nesh, kur një makinë më ndeshi automjetin tim, duke e dëmtuar. I zoti i makinës dukej besimtar, bri tij ishte ulur e shoqja, një grua me hixhab, poashtu edhe vajzat e tij… Nuk desha t’ua prish ditën dhe shëtitjen e tyre, kështu që i thashë menjëherë: Kalo, pa problem, të qoftë hallall!
Më duket se ai veprim, nuk shkoi bosh, por shpërblimin e tij e mora pikërisht sot, siç e pe..!
E MIRA NUK TRETET, GJYNAHU NUK HARROHET, I GJALLI (ZOTI) NUK VDES! VEPRO Ç’TË DUASH, Ç’TË BËSH, TA BËJNË!
Dr. Ratib Nabulsi, Damask.
Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari