Islami është fé që nxit punën e ndershme e të pastër

Islami është fé e punës së ndershme, që sjell dobi dhe që e lartëson njeriun në shkallët e bamirësisë së sinqertë, altruizmit e lëmoshës ndaj nevojtarëve.

Fakti që në Kur’an janë përmendur shumë pejgamberë, të cilët kanë pasur zanate dhe janë angazhuar me punë nga më të ndryshmet, si: metalpunues, zdrukthëtar, çoban, ndërtues, administrator i ekonomisë e deri tek udhëheqësi i shtetit, do të thotë se Islami na fton ta shfrytëzojmë kohën e të punojmë me krejt aftësitë që na janë dhënë e ato që kemi fituar, në kërkim të përsosmërisë në atë punë që bëjmë, në kërkim të rizkut hallall e nëpërmjet tij, të pëlqimit të All-llahut të Madhëruar për jetën tonë!

Të jetuarit në kurriz të tjetrit, humbja e kohës, qoftë edhe duke qëndruar në xhami, në një kohë jashtë namazeve të përcaktuara, dembelizmi, zgjimi nga gjumi pas lindjes së diellit, mungesa e korrektësisë në punë, mungesa e përgjegjësisë në raportet hallall-haram në punën që kryejmë, etj., nuk përputhen me frymën e Kur’anit dhe shembullin e Resulull-llahut (a.s.) në jetë!

(Nga dersi i sotëm, më 17/9/2019 në xhaminë e Parrucës)