“Kur’ani ishte morali i tij!”…

Hadithi: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur’anin dhe ia mëson atë të tjerëve”, na fton të ndjekim shkallët e lartësimit në jetë nëpërmjet Kur’anit.

Fillimisht duke mësuar shkronjat e tij, pastaj leximin e rrjedhshëm, pastaj mësimin përmendësh, pastaj kuptimin dhe interpretimet e ajeteve të tij, pastaj praktikimin dhe dëshmimin me të në jetë, deri në shkallën e lartë, me të cilën karakterizohej Resulull-llahu (a.s.): “Kur’ani ishte morali i tij”, siç na tregon Nana e jonë, Hz. Aishja, All-llahu qoftë i kënaqur prej saj.

Njëkohësisht, të mos mjaftohemi vetëm me veten tonë, por këtë mirësi ta përhapim gjithandej, duke mësuar edhe të tjerët, në një proces të pastër në shërbim të lartësimit të Thirrjes Islame, me urtësi, mëshirë e dituri!

Nëse e arrijmë këtë, me përpjekje e sakrificë, do të thotë se kemi merituar dëshminë e lartë të Resulull-llahut: “Më i miri prej jush…”!

Prandaj, mos të mjaftohemi me leximet sipërfaqësore dhe praktikimet tekanjoze të teksteve tona fetare!

(Nga dersi i hadithit, sonte, më 21/9/2019, pas akshamit në xhaminë e “Dy Vajzave”)