“… kënaqësia ime më e madhe është në namaz!”

Po të lexojmë me vëmendje në Kur’anin Famëlartë, do të gjejmë se, emrat më të nderuar e më të spikatur të historisë së njerëzimit, bashkohen në namazin e tyre drejtuar Zotit të vetëm të gjithësisë, All-llahut të Madhëruar!

Hz. Isa (a.s.), Hz. Ibrahimi (a.s.), Hz. Ismaili (a.s.), Hz. Musa (a.s.), Hz. Haruni (a.s.), Hz. Sulejmani (a.s.), Hz. Zekerija (a.s.), Hz. Jahja (a.s.), por jo vetëm, janë pejgamberë të zgjedhur, në jetën e të cilëve, namazi kishte një vend të pazëvendësueshëm.

Mbi të gjitha, Hz. Muhammedi (a.s.) tha, ndër të tjera se: “… kënaqësia ime më e madhe është në namaz!”, dhe kjo mjafton për të kuptuar madhështinë e shtyllës kryesore të fesë tonë të madhnueshme islame.

Kjo do të thotë se, nëse kërkon që të jesh më i nderuari i shoqërisë tënde, fale namazin! Do të jesh më i spikaturi në fushën tënde, fale namazin! Do të jesh i suksesshëm në shoqërinë tënde, fale namazin! Do të gjesh qetësi, rehati dhe të përgjigjet duaja jote, fale namazin!

Mos e lër namazin, sepse namazi është esenca e krejt mirësive dhe bekimeve në jetën e njeriut!

(Nga dersi i sabahut, më 1 janar 2020, në xhaminë e Parrucës)