Kur’ani na fton të jetojmë me dinjitet dhe vlerë!

E dua këtë kujtim, që mbi të gjitha më ngjan me një mirazh, që fal shkrirja me gjurmët e dritshme të së shkuarës së hoxhallarëve e dijetarëve tanë!

Ata, që vlerësuan kohën, që ruajtën amanetet e shenjta, që u ndanë nga zhurma e padijes, që shtypën dëshirat vetjake në shërbim të një udhëzimi të shenjtë hyjnor!

Ata që u bënë një me dijen e përkushtimin në një kohë sprove, pa mbështetje, pa përkrahje, pa dritë e plot urrejtje, mizori, vargonj të dhunës e tymnajë që krijonin librat e tyre të djegur nga padrejtësia e njeriut të devijuar!

E dua këtë kujtim, që në heshtje lidh dy kohë, dy epoka, dy momente e dy realitete të ndryshme në pamjen e jashtme, thelbësisht të lidhura në gen!

Hyjnorja e lutjes: “Dhe thuaj: O Zot ma shto diturinë!”, mbetet një thirrje e shenjtë, nëpërmjet së cilës, Kur’ani na fton të jetojmë me dinjitet dhe vlerë!

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 12 shtator 2020