“Përmende Zotin tënd në veten tënde!”

Në momente të caktuara, kur duket se sprovat të kanë rrethuar, shëndeti ka diçka që nuk shkon, njerëzit kanë ndryshuar, jetesa është shtrënguar, dyert mezi hapen, busullat e shoqërisë janë vjetruar e vetë kanë nevojë për busull udhëzimi, dita e nata kalojnë shpejt e ti nuk je i kënaqur me veten tënde… Prit, mos u dëshpëro, mos e humb fillin, as shpresën!

Ulu në një vend të qetë, larg zhurmës së serialeve, muzikës së rrugëve, britmave që shurdhojnë pallatet, vërshëllimat hutaqe e zhurmat e sinjaleve që lëshojnë programet e ndryshme në aparatin tënd celular… Largohu për pak nga të gjithë!

I pastër, i parfumosur, ulu në qetësi, mbylli sytë, veçohu nga bota dhe, në pamundësi për të udhëtuar drejt vendeve tua të shenjta, nis tavafet e dashnisë shoqëruar me emrat e bukur të Zotit tënd…

Përsërit me zemër, teksa kontrollon frymëmarrjen tënde: All-llah, All-llah, All-llah.., dhe shijo madhështinë e lidhjes më të mrekullueshme në univers..!

(Pas kësaj, nuk ka më nevojë për fjalë…)

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, 15 shtator 2020