
Medineja e Ndriçuar, 11 tetor 2014.
Ngado që hedh sytë, në hyrjet e Xhamisë së Resulull-llahut (a.s.), ëmbëlsisht të fton ajeti kur’anor: “Hyni në Paqe, të sigurtë”.
Nuk ka sesi të jetë ndryshe ftesa për të hyrë në prezencën e të Dërguarit mëshirë e paqe për mbarë botrat.
Është një paqe e vërtetë, që të bën të jetosh pa komplekse, pa frikë, pa ndrojtje, në një botë që lëviz me energjinë e Paqes së dhuruar nga Zoti i gjithësisë, burimi dhe frymëzimi i saj…
Është Paqja e Islamit, vërtetësitë e të cilit nuk mund të errësohen nga tymnaja laboratoresh, ku prodhohet lëndë e parë për ta bërë Paqen të huaj në tokën e Zotit…
“Hyni në Paqe, të sigurtë”! Kjo është Thirrja!