
Dita e Arefatit i ngjan ditës së lindjes, ndoshta edhe momentit të largimit, mundet edhe ditës së mahsherit… Mundet… Je vetëm ti dhe Zoti jot!
Mendo për pak, a vlen kjo botë për të humbur Zotin? A vlen rinia, mundi, vrapimi me një frymë pas pasurimit e plotësimit të nevojave që kurrë nuk sosen, për t’u rrëzuar në varr? A vlen me humbë të përtejmen dhe me u dridhë nga pasiguria, frika e sikleti i ditës së mahsherit, për të fituar razillekun e zullumit e botës së hijeve, veç për të qëndruar mbi faqen e ujit, si tullumbace boshe..!?
Mendo dhe kupto, se koha shkon e momenti i largimit afrohet!
Imam Muhamed B. Sytari
10/10/2023