Dikur isha mësues në një shkollë të mesme. Krejt papritur, u lajmërua se kisha një orë pushimi. Shtëpinë e kisha larg, nuk më premtonte koha të shkoja e të kthehesha brenda asaj ore. Zgjodha që atë orë ta kaloja me drejtorin, në zyrën e tij. E kisha shok të vjetër.
Kur hyra, ai nisi të më ankohej për hallet e jetës. Më tha se ishte shumë i ngushtuar në këtë vend, dëshironte të udhëtonte jashtë, të largohej. Kishte nisur procedurat e largimit për në Algjeri dhe ia kishin miratuar.
– Do të shkoj atje, – nisi të fliste dejtori. Do të pushoj pak. Rroga është dyfish më e lartë se këtu. Dua të kaloj pesë vite atje, nuk do të kthehem në verë. Dua të kaloj një verë në Paris, një verë në Spanjë, një verë në Itali dhe një tjetër në Britani. Dua t’i shoh këto vende, muzeumet e tyre, rrethinat, qytetërimin dhe, pas pesë vitesh do të kthehem, do të jap dorëheqjen dhe do të dal në pension.
Kur të kthehem, do të kem të ardhura, me të cilat dua të hap një dyqan antikitetesh…
Drejtori foli gjatë e gjatë. Unë vetëm dëgjoja. Kur mbaroi ora e pushimit, unë u largova drejt punës sime, pasi piva një gotë çaji, të cilën ma ofroi me dashamirësi.
Shkova në shtëpi. Pasha Atë që nuk ka Zot tjetër pos Tij, atë ditë në darkë lexova lajmin e vdekjes së drejtorit.
Vdekjen, duhet ta kesh përherë para sysh! Nuk të ndihmon puna dhe angazhimi i madh, përkundrazi, është mendimi dhe meditimi rreth vdekjes, ai që ta shton korrektësinë dhe disiplinën në jetë!
Mendimi i vdekjes të afron me All-llahun e Madhëruar!
Dr. Ratib Nabulsi, Damask
Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 12 korrik 2016