Jetëshkrim

Muhamed Bardhyl Sytari, u lind në Shkodër, më 21 maj 1978. Në vitin 1993 udhëton drejt Damaskut të Sirisë, ku kryen shkollën e mesme dhe të lartë, duke u diplomuar nga Fakulteti i Thirrjes Islame në vitin 2001.

Pas mbarimit të studimeve, emërohet mësues i besimit dhe i gjuhës arabe në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”, sikurse shërben edhe si vaiz/hatib në xhaminë e Tophanës.

Ka një aktivitet të gjerë botues e shkencor në revista e gazeta, pjesëmarrje aktive në konferenca, simpoziume dhe aktivitete të tjera fetare e shkencore, brenda vendit dhe jashtë tij, si në: Siri, ShBA, Zvicër, Itali, Kosovë, Turqi, Arabia Saudite, Maqedoni, Gjermani, Angli, EBA, Austri, Norvegji, Danimarkë, etj.

Në Ramazanin e vitit 2017, ishte pjesë e programit “Të ftuarit e Presidentit” të Emirateve të Bashkuara Arabe, së bashku me një grup thirrësish islamë nga lindja dhe perëndimi. Për 20 ditë dha ligjërata dhe konferenca në shumë xhami dhe qendra sociale shtetërore në Abu Dhabi, Dubaj, Axhman, Ras Khajme, Fuxhejra etj.

 

1- Monografi:

  1. “Vehbi Sulejman Gavoçi- Dijetar nga dijetarët e ymmetit” (2005),
  2. “Hafiz Qamil Tresi- Në gjurmët e një biblioteke, që sfidon heshtjen e kohës…” (2006),
  3. “Hafiz Musa Hoxha- Vaizi besnik i qitabeve të vjetra” (2009),
  4. “Faik Hoxha para pasqyrës së një jete…” (2011).

 

2- Libra:

  1. “Opinione bashkëkohore islame” (2002),
  2. “Përpjekje të dështuara” (2003),
  3. [Hap pas hapi me “Udhën Islame”] (2004),
  4. “Përhapni për mua, qoftë dhe një fjalë…” (2006),
  5. “Kujtime dhe refleksione të një Ramazani” (2007),
  6. “Ve alejkes-selam…” (2008),
  7. “Rrugëtime të një hatibi” (2009),
  8. Dhe kthehet kjo hëna e re e Ramazanit…” (2009),
  9. “Nún – Pasha Lapsin…” (2013),
  10. “Dëshmitar në sahar…” (2013),
  11. “Zidní…” (2015),
  12. Minber…” (2016),
  13. “Lebbejke…” (2018),
  14. “Meditime” Shkup (2022).

 

3- Bibliografi:

  1. “Bibliografi “Udha Islame” 50 numrat e parë” (2007).

 

4- Përkthime dhe përshtatje:

  1. “Besova Zotin tuaj”, Emili Bramlet (Damask, 1998),
  2. 111 hadithe të përzgjedhura” (2014),
  3. “300 Hadithe” (2018).

 

5- Redaktor:

  1. “Njohuri rreth Kur’anit- Syneti e bidati”, të dijetarit të njohur islam Vehbi Sulejman Gavoçi, botuar në Shkodër (1999),
  2. “Themelet e një medreseje”, të autorëve Eljaz Kraja dhe Ahmet O. Osja, botuar në Shkodër (2008),
  3. “Festimi i Mevludit Sherifë”, i autorit Sejid Muhamed Ibn Alevi El-Maliki El-Haseni, përkthyer në shqip nga Enes Koshi, botuar në Zvicër (2021).

Dhe i përkthimeve nga arabishtja të teologut Lavdrim Hamja:

  1. “Përse e gjithë kjo frikë nga Islami?” (2013),
  2. “E vërteta e hidhur” (2014),
  3. “Prej edukatës islame” (2014),
  4. “40 hadithe rreth mirësisë së diturisë” (2015),
  5. “40 hadithe për agjërimin dhe Ramazanin” (2015),
  6. “40 hadithe rreth mirësisë së Kur’anit” (2016),
  7. “40 hadithe me nga dy porosi” (2017),
  8. “E vërteta e hidhur – 2” (2018),
  9. “Dialog me mikun tim ateist” (2019),
  10. “Instinkt… apo përcaktim hyjnor?” (2022),
  11. “Me Pejgamberin (a.s)” (2024).

 

Punime të tjera:

– Është krijues dhe drejtues i botimit bibliografik të aktiviteteve të përvitshme të Myftinisë Shkodër, me titull: “Buletin”, nga viti 2010. Deri më sot janë botuar 15 vëllime.

 

– Është antar i këshillit botues të veprës enciklopedike: “100 personalitete shqiptare të kulturës islame” (2012), botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me rastin e 100 vjetorit të Shqipërisë.