Gjithmonë kam menduar dhe besuar se shqiptarët e trevave të Kosovës janë burra me namus, plot urti e vlera fetare e kombëtare.
Vazhdoj ta mendoj e ta besoj një gjë të tillë, aq më tepër kur e shoh dhe e lexoj ditë pas dite tek miqtë dhe të dashurit e zemrës në atë tokë të shtrenjtë shqiptare.
Kohëve të fundit, po lexoj me habi të madhe disa specie të modifikuara, që po përbaltin përherë e më shumë shpirtin e tabanit tonë kombëtar e fetar, nëpërmjet propagandave të pështira islamofobe.
Më vjen shumë keq dhe më lëndon idea e vegjetimit të tyre nëpërmjet vnerit që përhapin çdo ditë kundër tabanit të kombit tonë!
Nuk janë të vetëm në misionin e tyre! Ka plot të tillë, sidomos jashtë trojeve tona, që vjellin helm e vner çdo ditë. Bëjnë se ju dhimbset e sotmja, e ardhmja, rinia, familja dhe vlerat shqiptare!
Në fakt, ky soj është thjeshtë një kancer në trupin e kombit! Dhe, me të tilla gjëndrra duhet pasur kujdes!
Por, mbi të gjitha, ftesa ime për të gjithë lexuesit dhe miqtë e mi është: ruajtja e dinjitetit përballë kësaj të keqeje që kërcënon harmoninë tonë kombëtare!
Ne nuk vijmë nga asgjëja! Ne kemi histori dhe trashëgimi, vlera dhe stacione që në vetëdijen tonë i kemi të shenjta!
Ne nuk duhet të lejojmë asnjë misionar të djallëzuar, që në emër të lirisë dhe demokracisë së pretenduar, të përbaltë shenjtëritë tona, që i mbrojmë pa asnjë mëdyshje dhe pa asnjë tolerancë ndaj kujtdoqoftë!
Njëkohësisht, do të vazhdojmë angazhimet tona në edukimin e vajzave dhe djemve tanë me edukatën e të parëve, me tabanin dhe frymën e jetës sonë, i pëlqeu a s’i pëlqeu dikujt, që ka zgjedhur një rrugë tjetër në jetë!
Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, 2 gusht 2017