Shkruante sonte një miku im, larg nga Shkodra…

[Një miku im, ka nisur të mos debatojë më, ndonëse s’ia përtonte debatit. E pyeta: Çfarë ka ndodhur me ty? Ma ktheu: U binda se, qetësia ime ka më vlerë sesa t’i vërtetoj dikujt saktësinë e këndvështrimit tim!

Resulull-llahu (a.s.) thoshte: “Ia garantoj një shtëpi në mes të xhennetit, atij që i largohet debatit, edhe nëse ka të drejtë!”], siç transmetohet nga Ebu Umame (r.a).

Pastaj m’u kujtua Imam Shafiiu, All-llahu e mëshiroftë dhe i lartësoftë gradët e tij në xhennet, i cili shkruante në “Divanin” e tij (që e kam përkthyer në shqip dhe e kam publikuar prej shumë vitesh):

Më thanë, të armiqësuan e të shanë, ti heshte,
U thashë: Përgjigjja është çelës i dyerve të sherrit…

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, 23 mars 2018