Mesazh minberi…

Në Islam nuk ka mashtrim! Muslimani nuk gënjen, muslimani nuk vjedh, muslimani nuk është njeri i korruptuar, muslimani nuk merr jetën e tjetrit, muslimani nuk terrorizon, muslimani nuk hedh baltë mbi të tjerët, muslimani nuk ia bën gropën vëllasë së tij musliman, muslimani nuk është pijetar, muslimani nuk është imoral!

Në Islam, ne jemi të ftuar të afrohemi me Zotin tonë, në rrugëtimet e përsosmërisë individuale dhe asaj shoqërore. Kësisoj, muslimani është ipastër, muslimani pendohet nga gjynahu që bën për të mos iu kthyer më atij, muslimani lartësohet nëpërmjet namazit, dhikreve, leximit të Kur’anit, namazit të natës, tehexhudit, agjërimit, umresë, haxhit, dhënies së zekatit, sadekave, ndihmës ndaj të vobëktëve. Muslimani është simbol i paqes sociale dhe i krejt elementëve të së mirës në jetë!

E kundërta, nuk ka lidhje me fenë dhe me besimin tonë! Ajo që përhapet sot, nëpërmjet propagandave të së keqes në mbarë botën, por edhe në Shqipërinë tonë (të lodhur nga pabesia e njerëzve të saj), kundër nesh, kundër Resulull-llahut (a.s), kundër Kur’anit, kundër Islamit, kundër ezanit, si dhe hapjes së debateve rreth tij dhe detajeve të tjera të fesë islame, nuk është asgjë tjetër, vetëm se një periudhë paditurie e thellë rreth madhështisë së Islamit, që mbi të gjitha rëndon mbi thirrësit islamë; a gjëndje dëshpërimi në zemrat e atyre misionarë, që e kanë kuptuar se Islami është feja e këtij shekulli dhe se, mbarë bota po ndërgjegjësohen dhe po zgjohen nga gjumërat e idhujtarive, paditurisë, mashtrimeve të mëdha dhe korrupsionit me zemrën dhe intelektin botëror!

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, 7/7/2019