A besojmë ne në Kur’anin Famëlartë?

Në Kur’anin Famëlartë, në suren “El-Bekare”, në ajetin 185 lexojmë se: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin nisi të zbriste Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)”.

A e besojmë ne realisht këtë ajet? A besojmë ne në të vërtetë se Kur’ani është udhërrëfyes për jetën tonë? Sepse, besimi në vërtetësinë e këtij ajeti do të thotë se edhe vepra e secilit prej nesh duhet të përshtatet sipas thirrjes dhe udhëzimit kur’anor!

Por, a janë veprat tona dëshmuese të këtij besimi?

(Nga dersi i sabahut, më 14 tetor 2019, në xhaminë e Parrucës)