Sulltan Abdulhamid Hani

10 shkurt 2020, plot 102 vite nga kalimi nga kjo botë e Sulltan Abdulhamid Hanit, burrit të madh që mbrojti dinjitetin dhe krenarin e ymetit të tij.

Na mësoi se përtej intrigave dhe realiteteve të ngarkuara plot pusi e pabesi, mbi të gjitha njeriu ka në dorë të ruajë dinjitetin dhe ujin e fytyrës! Dhe se, kush jeton i sinqertë me Zotin e tij, jeton dhe vdes me dinjitet, kujtohet me krenari dhe mbetet shembull frymëzues edhe pas shekujsh!

Ai e ruajti besën e shenjtërive të tij, All-llahu ia lartësoi kujtimin dhe e bëri të dashur në mesin e njerëzve!

Do të kujtohet përherë edhe për qëndrimin e tij fisnik në lidhje me mbrojtjen e Kudsi Sherifit: “Nuk jam i gatshëm të heq dorë as edhe nga një pëllëmbë e kësaj toke, ajo nuk është prona ime, por pronë e popullit tim në ymetin arab e islam!

Mbajini paratë tuaja, pasi nuk do të mund të merrni me to as edhe një pëllëmbë të vetme, vetëm pasi të keni shkelur mbi kufomën time. Atëherë do ta merrni pa çmim!”.

Rahmet pastë!

Muhamed B. Sytari
Shkodër, 10/2/2020