Meditime (15)

Mendo lart, jeto lart!

Mendo lart, jeto lart!

Lexova sot, në mëngjes: “Drejtoje shigjetën tënde nga yjet. Nëse gabon, do godasësh hënën!”

Kjo më sjell ndër mend hadithin e shquar: “Allahu e do angazhimin me gjëra të larta dhe e urren angazhimin me gjëra të vogla!”.

Krejt meseleja është se besimtari është i ftuar të jetojë lart; në mendimin e tij, në sjelljen e tij, në familje, në fjalë, në vepra, në komunikim, në adhurim, në çdo gjë!

Me pak fjalë, jemi të ftuar të mos bëhemi (siç, shpesh edhe ia kemi kaluar), si beni israilët e kohës së Musait (a.s), për të cilët lexojmë në suren El-Bekare (sureja e lopës): “(Përkujtoni) Edhe kur Musai popullit të vet i tha: “Allahu ju urdhëron ta therrni një lopë! Ata thanë: “A bën tallje me ne”? Ai tha: “Allahut i mbështetem të më ruaj e të mos bëhem nga injorantët”! (67) 🔴 Ata thanë: “Lute Zotin tënd për ne të na sqarojë çfarë është ajo”? Ai tha: “Ai thotë se ajo është një lopë as e vjetër (e moshuar) as e re (mëshqerë), është e mesme, zbatoni pra atë që urdhëroheni”! (68) 🟠 Ata thanë: “Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ngjyra e saj”! Ai tha: “Ai thotë se ajo është një lopë e verdhë, ngjyra e saj është e fortë që kënaqë shikuesit”. (69) 🟢 Ata thanë: “Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ajo, se lopët na janë përzier (janë bërë të ngjashme) e ne do të gjejmë ta vërtetën në dashtë Allahu”! (70) 🔵 Ai tha: “Ai thotë se ajo është lopë jo e lodhur duke lëruar tokën as duke ujitur bimët, ajo është pa të meta dhe në të nuk ka shenjë (ngjyrë tjetër)”! Ata thanë: “E tash na e sqarove saktë dhe e therrën atë, e për pak e lanë pa e kryer punën”. (71) 🟤

🖋Imam Muhamed Bardhyl Sytari
3 prill 2021