Frymëra Ramazani në Damask…

I lexova diku këto rreshta dhe pata dëshirë t’i ndaj me ju. Janë realitete të dhimbshme, me të cilat përballen sot vëllezërit e mi në Damaskun e zemrës…

Ndoshta, do t’ju thërrasin këto fjalë të thjeshta për të bërë një lutje të sinqertë në këto ditë e netë Ramazani, për Damaskun, Halebin, Hamanë, Idlibin, krejt qytetet e Sirisë e banorët e saj… Një lutje që përmbys pushtetin e së keqes, ëndrrat, projektet, planet e kurthet shekullore…

“Ja ku erdhi Ramazani, nëna qan për të voglin e saj shehid…

Babai mban hallin e djalit të vetëm në kurbet…

Tregjet ankojnë çmimet e larta…

Lufta nuk ka lënë të qetë, as gur, as hekur…

Kush do ta thërrasë ezanin nëpër xhami, imami në burg a muezini i humbur..?

Kush do t’i zgjojë njerëzit nga gjumi..?

Kush do t’i prijë njerëzve në ditën e Bajramit..?

Duro, o vendi im, duro..!

Nesër do të lindë një ditë e re..!

All-llahumme shuaje zjarrin e fitnes në vendin tonë, para se të shohim Hënën e re të Fitër Bajramit..!”

Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip
me disa shënime shoqëruese:
Muhamed B. Sytari

Shkodër, më 13 qershor 2016