Pasha All-llahun, o vëllezër, është një hadith që nuk kam të ngopur sa herë e lexoj dhe përsëris.
Kur Resulull-llahu (a.s) e pyeti sahabiun e nderuar Muadh ibn Xhebel (r.a): “O Muadh, a di se cili është haku i robëve tek All-llahu, kur ata ta adhurojnë? – Mos t’i ndëshkojë!”
Unë i drejtohem të rinjve dhe u them: Mos kini frikë! Sado që je i drejtë dhe në rrugë të mbarë! Sepse je i veçuar nga disa rrethana! Ka rrethana të vështira në jetë, madje rrethana shumë të vështira, papunësi, banesat kushtojnë shumë shtrenjtë, mbi mundësinë ekonomike të të rinjve etj.
Unë ju them, me një bindje absolute në All-llahun e Madhëruar: Nëse je i drejtë, All-llahu e ka situatën tënde në dorë.
Argumenti? All-llahu (xh.sh) thotë në Kur’an: “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë)…” – (Kur’ani, En-Nahl: 97).
Nga shënimet e thirrësit të shquar islam, Dr. Ratib Nabulsi
Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 14 qershor 2016