Bashkëbisedim me Lapsin..!
U ul të shkruante. Pa *lapsin*. Iu kujtua sesi Zoti i gjithësisë, *u betua* për *lapsin*. Mori frymë thellë dhe falënderoi Allahun e Madhëruar për mirësinë e *udhëzimit* drejt *lapsit*, *mësimit me laps*, *rreshtimit* të fjalëve, mendimeve e ideve me *laps* dhe, duke marrë frymë thellë u lut: *”Zoti im, më shto mua dituri!”*, tamam, siç urdhërohet në Kur’anin Famëlartë!
Sërish pa *lapsin*. Me vete tha: “Çfarë vlen *dija*, pa *urtinë*, të cilën, *Ti*, o Zot, ia jep kujt të duash! Të lutem, më bëj prej atyre që *i është dhënë* urtia dhe bëje dijen që marr, *dije me dobi*!”
Me *laps* në dorë, nisi të rreshtonte hisen e ditës së tij, i mbushur me frymëzimet e betimit hyjnor: “Nún, pasha *Lapsin* dhe atë çfarë shkruajnë në rreshta!”…
Imam Muhamed B. Sytari
Bashkëbisedim me *lapsin*, më 18 nëntor 2026