Këshillë e urtë për Shejhul-Islamin..!
Rabia El-Adevijjeh (v. 180 h.), një adhuruese e urtë nga shtresa e tabi-tabiinëve, i tha Shejhul-Islam Sufjan Theuriut (v. 716 h.): “Ti je një masë e caktuar ditësh e, kur të shkojë një ditë, ka ikur me të një pjesë e jotja! Dhe shumë shpejt, kur të shkojë një pjesë, do të shkojë e tëra! Ti e di këtë, prandaj vepro!”
Një fjalë e madhe, që thuajse të gjithë e dimë dhe që shërben si një alarm ditor, që na tërheq vëmendjen për t’u marrë më shumë me veten, jo me të tjerët, për të bërë tobe nga çdo rrëshqitje e devijim e, për t’u lutur me përulësi për pranim, qëndrueshmëri e sinqeritet që ndërton përtej hundës së secilit!
Imam Muhamed B. Sytari
Në punishten e letrës, më 9/11/2026