Kur i liri bëhet skllav..!?
Po lexoja sot, dhe mbajta shënim një fjalë, thelbi i së cilës përsëritet aty-këtu në shumë tekste prej teksteve tona islame; fjala e urtë arabe: “I liri bëhet skllav kur lakmon, ndërsa skllavi bëhet i lirë kur kënaqet me atë që ka!”
Buron nga porosia madhështore, të cilën e fitoi Hz. Ebu Hurejra (Allahu qoftë razi me të), kur i Dërguari i Allahut (alejhis-selam) pyeti një ditë: “Kush i merr prej meje këto pesë…: Ruaju nga haramet që të jesh më adhuruesi i njerëzve, kënaqu me kismetin e Allahut që të jesh më i pasuri i njerëzve, bëji mirë komshisë tënd që të jesh besimtar, duaj për njerëzit atë që do për veten tënde që të jesh musliman dhe, mos i shto të qeshurat, sepse e qeshura e tepërt e mbyt zemrën!”
Elhamdulilah për udhëzimin islam dhe, la haule ve la kuvete il-la bilah, kur mes të thënës e të bërës, shfaqet përherë e më shumë një det i tërë..!
Imam Muhamed B. Sytari
Në mësim, më 4/11/2026