Një grusht dhé..!

Një grusht dhé..!

Momenti, kur me një lopatë në dorë, hedhim dhé mbi xhenazen që po përcjellim, në fakt, është një çast i naltuar, që të fut në një botë të thellë mendimi…

Ajo masë dheu, ashtu në heshtje, barazon para shtratit të varrit krejt botën!

“Nga ajo ju kemi krijuar e në të do ju kthejmë…”, lexojmë në Kur’anin Famëlartë, si një mesazh, që s’bën ta harrojmë, në çdo frymë, në çdo vështrim, në çdo fjalë e në çdo hap që hedhim në jetë!

Jeto jetën tënde dhe, me çantën e udhëtimit në dorë, prit pa ndrojtje lajmërimin e shtegtimit të paevitueshëm, si pushuesi nën hijën e pemës, që pas pak, do të rinisë udhëtimin e tij drejt vendmbërritjes së fundit!

Një grusht dhé nga shumëkush dhe, një jetë tjetër, që na pret pa asnjë shyphé!

Imam Muhamed B. Sytari
Në vorre, më 30/10/2026