Në faltore…
U ul të priste ezanin dhe në qetësinë e ambientit, momentit dhe tik-takeve të orës së murit, kaloi para syve, si në një film që shfaqet vetëm në hapësirat e të brendshmes së tij, detaje të paharruara, personazhe me gjurmë të dritshme, vende e stacione me peshë për jetën e tij dhe, duke marrë frymë thellë, me sytë e përlotur, nxori një psherëtimë të mbështjellë me melankoli: “Elhamdulilah, o Zot!”
Ishte moment reflektimi e falënderimi për sa e sa të mira e bekime, me të cilat ishte begatuar jeta e tij, e për të cilat ndjehej i paaftë për ta falënderuar Zotin e gjithësisë, para duarve të Cilit, qëndronte në adhurim!
Ndërkohë, nga horizontet e largëta vinte jehona e ezanit, si një bekim i përhapur në atmosferë, që sikur ia rikujtonte besëlidhjen e falëndrimit dhe pohimin hyjnor: “E pak nga robët e Mi janë falënderues!”, të përjetësuar në Librin e Allahut…
Imam Muhamed B. Sytari
Në faltore, më 1/11/2026