Bri minareve

Çdo ditë thirremi! Na thërrasin gjithandej. Programi i motit lajmëron për reshje, njerëzit dalin me çadra, edhe pse mund të mos ketë shi!?
Dikush thërret për një interes kalimtar, dikush tjetër për një nevojë… Përgjithësisht, gati!

Në familje thërret dikush, poashtu në shoqëri, në punë, në grupet e komunikimeve online. Thuajse përherë gjendet koha!

Pastaj, në zhurmën e madhe të thirrjeve të shumta të ditës e të jetës, janë edhe pesë lajmërime ditore, shumë serioze, të besueshme dhe pa asnjë mundësi luhatjeje në përmbajtjen e lajmërimit! Më të garantuarat dhe më seriozet thirrje! E kalojnë kufirin e materiales, tokësores e njerëzores, janë thirrje hyjnore!

Në përmbajtjen e tyre, thirremi edhe: “Eja në shpëtim!”…

Dhe ndodh, që shpesh, njeriu hutohet dhe, përtej thirrjes së përsëritur e garancisë që fal burimi i saj, ai e humb busullën e orientimit dhe, çuditërisht, ngurron, heziton, përkundet sa djathtas-majtas, e shpesh, as që merr mundim të përsërisë fjalët e kësaj thirrje shpëtimi, duke shkuar pas thirrjeve të tjera, ku gjen rehati në mirazhet e rreme të jetës së tij!

Zot, na e ruaj amanetin e thirrjes së shpëtimit dhe na fal cilësinë e jetës me dritën e përgjigjes së Thirrjes Tande!

Imam Muhamed B. Sytari
Bri minareve, më 1/11/2026